Epidemia e kolerës preku edhe RD të Kongos

Për një javë 53 persona humbën jetën nga epidemia e kolerës në Republikën Demokratike të Kongos.

Epidemia e kolerës preku edhe RD të Kongos

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se gjatë datave 13-19 nëntor në këtë vend janë regjistruar rreth 2 mijë raste të reja të kolerës.

Sipas kësaj ministrie gjatë këtyre datave 53 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Numri i personave që humbën jetën nga kjo epidemi, e cila ka filluar të përhapet në këtë vend që nga muaji janar, është rritur në 970.

Ndërkaq deri më tani janë regjistruar rreth 47 mijë raste të dyshimta të kolerës në këtë vend.

Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte njoftuar se kjo epidemi, e cila po përhapet çdo vit në periudha të caktuara, në Republikën Demokratike të Kongos është shndërruar në një problem serioz.

Sipas Organizatës së Mjekëve pa Kufij kolera është shkaktuar nga mungesa e higjienës dhe ujit të pastër të pijshëm në rajon. 



Lajme të ngjashme