Jemen - 2.200 raste të vdekjes të regjistruara deri më sot

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar të paktën dy mijë e 200 vdekje nga kolera në Jemen që nga 27 prilli, bëhet e ditur në një raport të organizatës.

848665
Jemen - 2.200 raste të vdekjes  të regjistruara deri më sot

Sipas raportit të OBSH-së të publikuar të mërkurën, 926 mijë e 187 raste të dyshuara të kolerës janë regjistruar në mbarë vendin në të njëjtën periudhë.

Sipas organizatës, raste të kolerës janë raportuar në 22 nga 23 provinca të Jemenit.

E vetmja pjesë e vendit që ka mbetur e paprekur nga epidemia është provinca Sokortra, një arkipelag i vogël me katër ishuj në Detin Arabik.

Jemeni është përballur me dhunë që nga viti 2014, kur rebelët Huthi morën kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite filloi një fushatë ajrore në Jemen, që synonte të rikthente fitimet e lëvizjes Huthi.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, më shumë se tre milionë jemenas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit, ndërsa më shumë se 20 milionë kanë nevojë për ndihmë humanitare.



Lajme të ngjashme