Veza ndikon në zgjatjen e trupit

Përfundimet e studimit kanë treguar se fëmijët e ushqyer me vezë rriten më shumë në krahasim me moshatarët e tyre që nuk e përdorin, ose e përdorin pak vezën.

Veza ndikon në zgjatjen e trupit
10-11/Files/UploadedImages/8353633914yumurta.jpg
10-11/Files/UploadedImages/2928666753yumurtarengi.jpg

Studiuesit thonë se tek foshnjat dhe fëmijët, të cilët kanë probleme me zhvillimin, një vezë në ditë mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimin dhe zgjatjen e trupit.

Përfundimet e studimit janë publikuar në revistën “Padiatrics”, ndërsa vihet në dukje se studimi është kryer mbi rreth 160 fëmijë të moshës 6-9 muajsh në Ekuador.

60 fëmijëve të moshës 6 mujore, të cilët i përkisnin grupeve me të ardhura të ulëta dhe të ushqyer dobët, u është dhënë për 6 muaj me radhë nga një vezë çdo ditë. Në këtë mënyrë është monitoruar zgjatja dhe zhvillimi tek fëmijët përmes këtij produkti ushqyes, i cili përmban hekur, zink, fosfor, proteinë, etj.

Lora Iannotti dhe kolegët e saj të grupit studiues kanë kontrolluar çdo ditë familjet e fëmijëve që janë ushqyer me vezë duke parë nëse kanë pasur ndonjë efekt anësor ose jo.

Në fund të vëzhgimit është parë që bebet që nuk kanë konsumuar vezë kanë treguar 47 për qind më pak zhvillim të vonuar. Ndërsa fëmijët që janë ushqyer me vezë janë parë se janë më të rritur në krahasim me ditën kur nisi projekti.

Iannotti ka thënë se janë habitur nga ndikimi i vezës tek zhvillimi i fëmijëve. "Është e mrekullueshme të shohësh që një ushqim kaq lehtë për t’u siguruar dhe me kosto të ulët ndikon kaq mirë, veçanërisht tek fëmijët me probleme dhe mungesë ushqimi", ka shtuar ajo.



Lajme të ngjashme