Vaji i kokosit, mrekulli për lëkurën

Shumë njerëz që kanë eksperimentuar me vajin e kokosit, kanë parë efekte të jashtëzakonshme të tij në lëkurë.

Vaji i kokosit, mrekulli për lëkurën

Përdorimi i vajit të kokosit është një mënyrë e mrekullueshme natyrore që e bën lëkurën të butë, e mban të hidratuar, të shëndetshme dhe rrezatuese.

Vaji i kokosit nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm, kështu që çdo produkt kozmetik me kimikate nuk të duhet më. Ja disa përdorime të vajit të kokosit për lëkurën:

1. Pastrues

Me një pambuk të lyer me vaj kokosi, fshije makeup-in me kujdes pa e sforcuar lëkurën. Efekti është i menjëhershëm. Një pastrues mjaft i mirë është edhe duke u përzier me vajin e recinit ose edhe me pak sheqer në formën e scrub-it shkruan Tg.com.

2. Hidratues

Vaji i kokosit lështë një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis dhe ekzemë. I jep butësi lëkurës dhe largon shenjat apo skuqjet. Vetitë e tij antibakteriale janë të pakrahasueshme me produktet kozmetike, ndaj gjatë kësaj periudhe, kur lëkura thahet më shumë se në çdo kohë të vitit, trajtimi i saj me vaj kokosi është zgjidhje.
Merr një sasi të vogël vaji kokosi dhe aplikoje në fytyrë, trup dhe qafë. Përsërite të paktën një herë në javë dhe rezultati është i dukshëm.

3. Eliminon rrudhat e syve

Vaji i kokosit është një hidratues shumë i mirë edhe për lëkurën e hollë të syve. Duke e aplikuar çdo mbrëmje pas larjes së fytyrë, rrudhat do t’i mbash larg për shumë vite. Aplikoje ngadalë në të gjithë zonën rreth e rrotull syrit, veçanërisht aty ku ka rrudha. Bëj kujdes të mos përdorësh shumë, në mënyrë që të shmangësh futjen e vajit në sy. Mbaje përgjatë gjithë natës.

4. Krem fytyre

Përdore vajin e kokosit edhe si krem fytyre. Pas dushit ose edhe pas çdo larje që i bën fytyrës, përdor pak vaj kokosi dhe mbaje për gati 10 minuta. Lëre të ta thithë fytyra dhe pastaj vendos grimin. 

Maksë për flokët

Në qoftë se keni flokë të thatë dhe të brishtë mund të masazhoni në mënyrë të drejtpërdrejtë lëkurën e kokës dhe pastaj në të gjithë flokët. Pastaj duhet ta lini disa orë më vajin e kokosit, (sa më shumë ta mbani aq më mirë është).



Lajme të ngjashme