Jemen - 115 persona humbin jetën si pasojë e epidemisë së kolerës

Prej 8 mijë e 500 personave të infektuar nga sëmundja e kolerës në Jemen që nga data 27 prill e deri më sot kanë humbur jetën 115 vetë.

Jemen - 115 persona humbin jetën si pasojë e epidemisë së kolerës

Prej 8 mijë e 500 personave të infektuar nga sëmundja e kolerës në Jemen që nga data 27 prill e deri më sot kanë humbur jetën 115 vetë.

Drejtori i Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Dominik Stillhart gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në kryeqytetin Sana të Jemenit tërhoqi vëmendjen se epidemia e sëmundjes së kolerës në vend ka arritur në përmasa shumë serioze.

Stillhart bëri të ditur se sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Jemenit prej 8 mijë e 500 personave të infektuar nga sëmundja e kolerës në Jemen që nga data 27 prill e deri më sot kanë humbur jetën 115 vetë.

Drejtori i Shëndetësisë Publike dhe i Gjendjes Civile në Ebjen, Ali Mansur Hanshel bëri të ditur se në tre ditët e fundit numri i sëmurëve të dërguar në spital me ankesa për diarre të rëndë në këtë qytet doli në 182.

Ndërkaq në deklaratën e bërë ditën e premte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) u tha se prej 27 prillit e këtej në vende të ndryshme të Jemenit kanë humbur jetën 51 persona të sëmurë nga kolera.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në epideminë e mëparshme të regjistruar në vend nga kjo sëmundje kanë qenë të prekur 21 mijë persona, ndërsa kanë humbur jetën 103 prej tyre.



Lajme të ngjashme