Australi - Humbet këmbët nga pickimi i merimangës bishtbardhë

Në qytezën Birchip të shtetit Victoria në Australi, një personi të pickuar nga merimanga bishtbardhë i janë amputuar këmbët.

Australi - Humbet këmbët nga pickimi i merimangës bishtbardhë

Në qytezën Birchip të shtetit Victoria në Australi, një personi të pickuar nga merimanga bishtbardhë i janë amputuar këmbët.

Terry Pareja, i cili kishte shkuar nga Melburni për t'i vizituar të afërmit e tij në qytezën Birchip në Victoria gjatë një fundjave, është pickuar në këmbën e djathtë nga merimanga bishtbardhë. 

Pareja vuri re gjendjen pasi këmba e tij filloi t'i ënjtej, ndërsa ishte i detyruar të presë deri ditën e hënë, meqenëse në qytezë nuk kishte mjek gjatë fundjavës.

Më pas ai ka vizituar mjekun shtëpiak dhe është marrë për trajtim në Spitalin e Bashkisë Horsham Wimmera, me ç'rast u bë e ditur se Parejas i është amputuar këmba e djathtë për shkak të infeksionit. 

Për shkak të infektimit edhe të këmbës tjetër, Pareja u dërgua me avion në Spitalin Alfred në Melburn, ku i është amputuar edhe këmba e majtë.

Pas gati një muaji trajtim në spital, theksohet se gjendja shëndetësore e Parejas është stabile.

Nga shenjat e pickimit nga merimanga bishtbardhë që shfaqet veçanërisht muajve të verës, janë ënjtjet, irritimi i lëkurës, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës dhe në disa raste, vjellje dhe marramendje.



Lajme të ngjashme