Publikohet lista e gjysheve që kanë fituar të drejtën e pagës së projektit risi në Turqi

Ministri i Punës dhe Çështjeve sociale, Mehmet Myezinollu (Mehmet Müezzinoğlu) deklaroi se janë publikuar emrat e gjysheve të cilat kanë fituar të drejtën e pagesës në bazë të “Projektit të Gjyshes”.

Sipas këtij programi që është në fazën e provës, në fillim do të përfitojnë 6 mijë e 500 gjyshe në 10 qytetet më të mëdha të Turqisë.

Autoritetet turke bënë të ditur se projekti i qeverisë turke për pagën kundrejt gjysheve që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre bëri një jehonë të madhe jo vetëm brenda Turqisë por edhe jashtë saj dhe pas interesit të madh të aplikimeve autoritetet mendojnë që ky projekt të zgjerohet.

Ndër kriteret që duhet të plotësonte gjyshja janë:

Gjyshja duhet të jetë nënshtetase turke.

Duhet të banojë në një nga qytet ku do të fillojë programi dhe gjithashtu duhet të banojë në të njëjtin qytet me nipin ose mbesën.

Fëmija duhet të jetë më i vogël se 3 vjeç.

Nëna e fëmijës duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe e punësuar si dhe duhet të ketë mbaruar periudhën e lejes së paslindjes.

Qeveria turke me anë të këtij programi synon mirëqenien e grave që punojnë por edhe shpërblimin e gjysheve të cilat bëjnë një punë të palodhur për të rritur nipërit e mbesat e tyre të dashura.

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Mehmet Myezinollu në deklaratën e tij bëri të ditur se lista e emrave të gjysheve është publikuar në faqen zyrtare të internetit të ministrisë në adresën https://buyukanne.csgb.gov.tr

Lajme të ngjashme