Vakëfi turk i Entit të Çështjeve Fetare ndërton 100 xhami në 50 vende të botës

Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) siguron që myslimanët jashtë shtetit të kenë xhamitë e tyre.

Vakëfi turk i Entit të Çështjeve Fetare ndërton 100 xhami në 50 vende të botës

TDV që prej 24 vjetësh ka ndërtuar 100 xhami në 25 vende të ndryshme të botës dhe vetëm vitin e fundit ka përfunduar ndërtimin e 17 xhamive.

Vakëfi që këtë vit kishte ndarë 164 milionë lira turke (rreth 50 milionë dollarë) për xhamitë, që nga viti 1990 e deri më sot ka dhënë ndihmë financiare për 209 xhami në 51 vende të botës. Ndërkaq ky vakëf ka dhënë ndihma materiale edhe në 60 xhami.

Për Xhaminë Qendrore të Moskës që u ndërtua në kryeqytetin Moskë të Rusisë nga ana e Administratës Fetare të Myslimanëve në Rusi, Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë bëri dekorimin e brendshëm dhe zbukurimet e xhamisë në përshtatje me artin klasik osman.

Për dekorimin e brendshëm të kësaj xhami punuan edhe mbi 100 artistë nga Turqia.

Në xhaminë që gjendet në një ambient të mbyllur prej 19 mijë metra katrorësh në të njëjtën kohë mund të falin namazin 10 mijë persona.

Në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk ku jetojnë rreth 100 mijë myslimanë në një sipërfaqe prej 2 mijë e 800 metra katrorësh u ndërtua Xhamia e Minsk-it me kapacitet 2 mijë e 500 persona.

TDV krahas xhamive, jashtë shtetit ka ndërtuar edhe qendra kulture, qendra këshillimi, qendra komuniteti, muze, shtëpi tradicionale turke, restorante turke dhe struktura të tjera të ngjashme që promovojnë Turqinë dhe kulturën turke.

Edhe xhamia më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e vetmja me dy minare, Xhamia e Qendrës së Entit Fetar Amerikan (Diyanet Center of America) ose siç njihet ndryshe edhe si Qendra e Kulturës dhe Civilizimit Turko-Amerikan u ndërtua me bashkëpunimin e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Vakëfit të Entit të Çështjeve Fetare.

Në Mogadisho, Kryeqytetin e Somalisë, Xhamia Qendrore e Somalisë e dëmtuar dhe e pamirëmbajtur për shkak të luftës civile, u restaurua tërësisht nga TDV.

Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare, në kuadër të projektit të filluar për rindërtimin e xhamive të shembura në Gazë për shkak të sulmeve të Izraelit, kanë ndërtuar gjithësej 9 xhami, përkatësisht Xhamia Ez Zuheyr, Xhamia Bedir, Xhamia Hamza, Xhamia Buhari, Xhamia Hasan El Benna, Xhamia Safa, Xhamia Muslim, Xhamia Sulltan Abdulhamid dhe Xhamia Tevhid. Inaugurimi zyrtar i xhamive pritet të bëhet së shpejti.

Në Xhibuti, në rajonin ku gjendet Pallati Presidencial po ndërtohet Xhamia dhe Kompleksi Sulltan II Abdulhamit Han.

Kurse në fazën e projektit të TDV-së janë Xhamia e Prishtinës në Kosovë, Xhamia Imam Ebu Hanife dhe Instituti Islam në Republikën Karaçaj-Çekres (Karachay-Cherkess Republic), Kompleksi Ozgen Imam Serahsi në Kirgizi, Xhamia Kuashra në Liban, Xhamia e Bukureshtit në Rumani dhe Xhamia e Shkupit në Maqedoni.



Lajme të ngjashme