Kore e Jugut – Zbulohet proteina e lidhur me kancerin në mushkëri

Një grup shkencëtarësh të Koresë së Jugut kanë zbuluar një proteinë të re, që lidhet me shkakun e kancerit të mushkërive, deklaroi Ministria koreanojugore e Shkencave...

Kore e Jugut – Zbulohet proteina e lidhur me kancerin në mushkëri

Një grup shkencëtarësh të Koresë së Jugut kanë zbuluar një proteinë të re, që lidhet me shkakun e kancerit të mushkërive, deklaroi Ministria koreanojugore e Shkencave.

“Ekipi i drejtuar nga Lee Chang-Hwan i Universitetit të ‘Kolegjit të Mjekësisë Ulsan’ zbuloi se proteina e quajtur USE1 u gjet më shpesh tek pacientët me kancer të mushkërive pas analizimit të ADN-ve të tyre”, tha i njëjti burim.

Ministria u shpreh se “zbulimet mund të përdoren më tej për zhvillimin e barnave për trajtimin e kancerit të mushkërive”.

“Thelbi i hulumtimit është se kemi zbuluar proteinën kryesore në lidhje me kancerin e mushkërive”,  nënvizoi Lee.

“Proteinat USE1 gjenden shpesh në kancerin e mushkërive dhe mutacionet e dëmshme në USE1 zgjasin gjysmën e jetës së proteinave duke bërë të mundur formimin e tumorit”, sipas studimit.

Çdo vit, më shumë se një milion njerëz vdesin për shkak të kancerit në mushkëri anembanë botës, pasi diagnoza është e vështirë për t’u zbuluar shpejt për shkak të mungesës së simptomave.

Hulumtimi është financuar nga Ministria e Shkencave, ndërsa rezultatet janë publikuar nga gazeta e Institutit Kombëtar të Kancerit.



Lajme të ngjashme