NASA ndryshon horoskopin: Shtohet “Ofiukusi”, shenja e 13-të

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore në SHBA (NASA) ndryshoi horoskopin, për herë të parë në 2000 vjet. Tani shenjat janë 13-të...

NASA ndryshon horoskopin: Shtohet “Ofiukusi”, shenja e 13-të

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore në SHBA (NASA) ndryshoi horoskopin, për herë të parë në 2000 vjet. Shenjat nuk janë më njësoj si pasojë e efektit lëkundës të Tokës, shkaktuar nga forca e gravitetit mes Hënës dhe Diellit në dy mijëvjeçarët e fundit.

Qielli është ndryshe nga sa astrologët e lashtë kanë parashikuar. Prej tashmë një muaji, yjësitë nuk janë më të njëjtat. Prandaj 86 për qind e njerëzve deri tani kanë ndjekur horoskopin e gabuar.

Në fakt janë 13 shenja horoskopi dhe shenja e re nuk është një zbulim i ri, pasi kanë qenë astrologët e lashtë babilonas ata që e kanë bërë këtë gjë më parë.

Shenja e 13-të, “Ofiukus”, përfaqëson një njeri duke kapur një gjarpër, që njihet kryesisht si “Serpentarius”, apo Mbajtësi i Gjarprit. Kjo shenjë është përshtatur në shumë kultura, por në thelb mbetet e njëjta.

Në mitologjinë greke Ofiukusi identifikohet si Asklepi, doktori apo perëndia e mjekësisë, djalë i Apolonit.

Ja horoskopi i ri:

  1. Bricjapi (20 janar – 16 shkurt)
  2. Ujori (16 shkurt – 11 mars)
  3. Peshqit (11 mars – 18 prill)
  4. Dashi (18 prill – 13 maj)
  5. Demi (13 maj – 21 qershor)
  6. Binjakët (21 qershor – 20 korrik)
  7. Gaforrja (20 korrik – 10 gusht)
  8. Luani (10 gusht – 16 shtator)
  9. Virgjëresha (16 shtator – 30 tetor)
  10. Peshorja (30 tetor – 23 nëntor)
  11. Akrepi (23 – 29 nëntor)
  12. Ofiukusi (29 nëntor – 17 dhjetor)
  13. Shigjetari (17 dhjetor – 20 janar)

Virtytet e Ofikusit

Nëse keni lindur ndërmjet 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit, atëherë i përkisni Ofiukusit.

Ja karakteristikat e tij:

  • Kërkues i paqes dhe i harmonisë
  • Poetik
  • Kërkues i edukimit dhe zgjuarsisë
  • Njeri me intuitë të lartë dhe me armiq sekretë në familje
  • Pëlqen të veshë ngjyra verbuese
  • Përfiton ndere nga autoritetet
  • Tërheq fat për vete dhe të tjerët


Lajme të ngjashme