Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

6 qershor - Fillimi i muajit të bekuar të Ramazanit

Duke filluar prej ditës së sotme për botën islame fillon muaji i shenjtë i agjërimit, Ramazani.

6 qershor - Fillimi i muajit të bekuar të Ramazanit

Sot filloi muaji i Ramazanit për të gjithë botën myslimane. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Ndërsa në Kuranin Famëlartë, ajeti që e bën të obligueshëm (farz) agjërimin është ky: “O ju që besuat! Agjërimin e keni obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bakara, 2/183)

Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet seksuale; si dhe nga të gjitha të këqijat, nga koha përpara agimit të ditës deri në perëndimin e diellit (nga imsaku deri në aksham). Përveç dobive të shumta në aspektin shëndetësor dhe në jetën sociale, agjërimi ka një rol të rëndësishëm gjithashtu në afrimin e njeriut me Krijuesin dhe në shijimin e disa kënaqësive shpirtërore.

Megjithatë agjërimi nuk është një formë adhurimi e posaçme për botën islame, pasi ai praktikohet në të gjitha fetë. Ajeti që e shpjegon këtë në Kuran është sërish ai i mësipërmi: “O ju që besuat! Agjërimin e keni obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bakara, 2/183)

Padyshim që të gjithë pejgamberët, nga gjeneza e njerëzimit e deri te “Vula e Profetëve”, Muhamedi (a.s.), kanë mbajtur agjërim dhe kjo formë adhurimi është në të gjitha besimet. Agjërimi është një nga urdhrat e kishës edhe në krishterim, pavarësisht se mënyra, kohëzgjatja dhe rregullat e tij janë ndryshuar më vonë. Po ashtu, ai quhet “Yom Kippur” në judaizëm dhe sipas Teuratit (Pentateuku), agjërim mbahet në disa ditë të caktuara.

Agjërimi nuk është një formë adhurimi vetëm në këto tri fe me prejardhje hyjnore, por edhe në disa të tjera si hinduizmi, teoizmi, brahmanizmi dhe xhainizmi. Duke qenë se mbajtja e agjërimit dhe izolimi nga epshet konsiderohet si rruga e vetme për të arritur nirvanën, ndjekësit e besimeve të lartpërmendura agjërojnë për të gjetur përsosmërinë materiale dhe shpirtërore.

I urojmë të gjithë botës gëzuar këtë muaj të rëndësishëm të besimit islam, që shënon fillimin e shpalljes hyjnore të Kuranit Famëlartë, libri i shenjtë i myslimanëve; me shpresën që të sjellë mirësi mbi globin!



Lajme të ngjashme