Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ankaraja do të mirëpresë Kongresin Ndërkombëtarë të Emergjencës dhe Fatkeqësisë Natyrore

Kongresi Ndërkombëtar i Emergjencës dhe Fatkeqësisë Natyrore, do të zhvillohet në kryeqytetin Ankara ndërmjet datave 13-15 maj 2016.

Ankaraja do të mirëpresë Kongresin Ndërkombëtarë të  Emergjencës dhe Fatkeqësisë Natyrore

Specialistët e këtyre fushave nga vende të ndryshme, në kongres, do të shqyrtojnë rreziqe të mundshme për tema të ndryshme duke filluar nga “terrori dhe emigrimi".

Në kongresin, përgatitjet e të cilit vazhdonin prej afërsisht 2 vjetësh, do të shqyrtohen tragjeditë natyrore, ndikimi i tyre tek njeriu dhe tek mjedisi si dhe çfarë mund të bëhet kundër këtyre ndikimeve.

Kryetari i Kongresit dhe Shoqatës së Shëndetësisë Emergjente për të Gjithë Dr. Ulkumen Rodoplu në deklaratën me shkrim bëri të ditur se “Nëse të gjitha vendet bashkohen atëherë mund të eliminojnë edhe terrorin edhe rezultatet e tija negative".

Ai theksoi gjithashtu se një tjetër temë e kongresit do të jetë edhe “emigrimi", ndërkohë që kapituj të tjerë do të jenë edhe; emigrimi dhe problemet e shëndetësisë, emigrimi dhe siguria, ndihma e parë pas plagosjeve masive, përgatitjet ndaj tërmetit, trajnuesit e përgatitjes ndaj fatkeqësive natyrore dhe tema të tjera.



Lajme të ngjashme