NOAA: Muaji i kaluar ishte shkurti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Muaji i kaluar ka qenë shkurti më i nxhetë i regjistruar ndonjëherë në botë që prej fillimit të matjes së temperaturës në vitin 1880, njoftoi Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NOAA).

NOAA: Muaji i kaluar ishte shkurti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

“Temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës dhe e oqeaneve arriti 12,1 gradë Celcius, më e larta për një muaj shkurti që prej vitit 1880, duke kaluar me 1,2 gradë mesataren e shekullit XX", thekson NOAA.

Ndërsa korriku i vitit 2015 mban rekordin absolut të muajit më të nxhetë të regjistruar ndonjëherë në planetin tonë, me një temperaturë mesatare 15,8 gradë Celcius.



Lajme të ngjashme