Guine-Nënat braktisin fëmijët e tyre për shkak të varfërisë

Uria, varfëria dhe përballja me sëmundjet e rralla, madje edhe trajtimet e papërshtatshme mjekësore janë vetëm disa nga problemet me të cilat Guineja "lufton".

Guine-Nënat braktisin fëmijët e tyre për shkak të varfërisë

Uria, varfëria dhe përballja me sëmundjet e rralla, dhe madje edhe trajtimet e papërshtatshme mjekësore janë vetëm disa nga problemet me të cilat Guineja, një nga shtetet më të varfra në botë "lufton".

Shumë, për shkak të kushteve të këqija në të cilat njerëzit në shekullin 21 duhet patjetër të jetojnë, Conarky-n, kryeqytetin e Guinesë, e quajnë "turpin e njerëzimit".

Në Conakry mungesa e rrjetit të kanalizimit dhe kushteve të këqija higjienike është një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet qyteti. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë përballur shpesh me sëmundje të ndryshme dhe të rrezikshme.

Trishtimi dhe pafuqia për të ndryshuar gjërat duket qartë në fytyrat e njerëzve në Conakry që jetojnë në kushte tejet të rënda, por ata nuk kanë mundësi për të shkuar në një vend më të mirë që do t'u sigurojë atyre një jetë më të mirë dhe të ardhme të ndritshme. Fëmijët rriten pa lodra dhe parqe. Ata lozin me disa karrige të thyera dhe shkopinj.

Ata pak më të moshuar, në kohën e lirë luajnë futboll. Në qytet nuk ka institucione kulturore, ndërsa në çdo hap ka mbeturina.


Fjalët Kyçe: Guine , uria , varfëria , nënat , fëmijë

Lajme të ngjashme