Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Marrëveshja për ndarjen e kodove ndërmjet Linjave Ajrore Turke dhe Linjave Ajrore Rojal Brunei

Linjat Ajrore Turke (THY) do të nisin udhëtime të përbashkëta me Linjat Ajrore Rojal Brunei.

Marrëveshja për ndarjen e kodove ndërmjet Linjave Ajrore Turke dhe Linjave Ajrore Rojal Brunei

Sipas deklaratës së bërë nga ana e THY, në bashkëpunim me Linjat ajrore Royal Brunei, do të nisin marrëveshjen e ndarjes së kodeve për të mundësuar transportin e udhëtarëve për në Stamboll dhe Bandar Seri Begawan për udhëtimet që janë transit nga Dubai.

Në kuadër të marrëveshjes së ndarjes së kodeve që u nënshkrua në Antalia, THY do të ndajë kodet me Linjat Ajrore Royal Brunei me destinacion vajtje ardhje Bandar Seri Begawan-Dubai duke mundësuar prerjen e biletave.

Në shkëmbim Linjat ajrore Royal Brunei do të japin kodin e tyre për fluturimet e THY-së me destinacion vajtje ardhje Stamboll Dubai.

Kështu që pasagjerët që do të udhëtojnë mes këtyre dy vendeve do të mund të kryejnë në mënyrë më të rehatshme ndrimin e avionëve në aeroport.

Marrëveshja e ndarjes së kodeve do të nisë të zbatohet nga data 22 shkurt 2016.



Lajme të ngjashme