Spanjë-Regjistrohet rasti i katërt i virusit Zika

Mediat spanjolle kanë raportuar se qytetari spanjoll u infektua gjatë qëndrimit të tij kohët e fundit në Amerikën Latine.

Spanjë-Regjistrohet rasti i katërt i virusit Zika

Në Spanjë, është konfirmuar rasti i katërt i virusit të rrezikshëm Zika.

Mediat spanjolle kanë raportuar se qytetari spanjoll u infektua gjatë qëndrimit të tij kohët e fundit në Amerikën Latine.

Pacienti thuhet se dy javë më parë iu drejtua mjekëve në lidhje me simptomat e zakonshme të virusit.

Pas marrjes së rezultateve përfundimtare, burri i infektuar i moshës mesatare u ftua për kontrolle shtesë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Tre rastet tjera të virusit Zika në Spanjë janë regjistruar tek personat të cilët janë kthyer kohët e fundit nga vendet e Amerikës Latine.



Lajme të ngjashme