Sektori i kozmetikës i treti me 400 miliardë dollarë xhiro në vi

Universiteti Sıktı Koçman i Mugla-s, ka si qëllim që me zhvillimet e bëra në kozmetikën natyrore të rivalizohet me markat e huaja të shtrenjta.

Sektori i kozmetikës i treti me 400 miliardë dollarë xhiro në vi

Në veçanti kremrat për të vonuar shenjat e plakjes dhe kundra rrudhave, janë produktet më ambiciozë vendase në garën e sektorit kozmetik ndërkombëtar.

Kozmetika e ndjekur më së shumti nga gratë, pas armëve dhe teknologjisë është konsideruar si industria e tretë më e madhe botë për shpenzimin e parave.

Kostoja globale që i kushton njerëzve për tu dukur më të pashëm, më të rinj dhe të bukur i kalon 400 miliard dollarët.

Madje as kriza ekonomike nuk e lëkund sektorin e industrisë së kozmetikes.

Ajo është në rritje çdo vit me rreth 3 ose 4%.

Edhe qendra e kozmetikës në Universitetin Sıktı Koçman në Mulla, është duke zhvilluar produkte me mijëra lloje të ndryshme bimësh.

Produktet e bëra nga shitja e kapitalit qarkullues, po konkurrojnë me markat e njohura ndërkombëtare.

Mirëpo, duhen të ndërmerren hapa të tjerë në mënyrë që Turqia të konkurrojë në arenën ndërkombëtare. Drejtori i qendrës së kozmetikës në këtë universitet, ka vënë në dukje rëndësinë e krijimit të shkollave të kozmetikës për të pasur një shumëllojshmëri produktesh në treg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme