Zhvillohet testi për zbulimin më të lehtë të ebolës

Shkencëtarët amerikan kanë zhvilluar një test të ri me të cilën do të lehtësohet zbulimi i viruseve të ngjashme me Ebolën.

Zhvillohet testi për zbulimin më të lehtë të ebolës

Shkencëtarët amerikan kanë zhvilluar një test të ri me të cilën do të lehtësohet zbulimi i viruseve të ngjashme me Ebolën para përhapjes së tyre.

Hulumtuesit nga Universiteti Washington që gjendet në Missouri të SHBA-ve njoftuan se kanë zhvilluar një test të thjeshtë që do mundet ti zbuloje viruset të cilat mund të gjenden te njerëzit dhe kafshët.

Hulumtuesit theksuan se testi i emërtuar ViroCap nuk është i dizajnuar vetëm për parandalimin e sëmundjeve epidemike siç janë Ebola dhe Sindromi i Ashpër Akut i Frymëmarrjes (SARS), por do të mundësojë edhe për zbulimin sëmundjeve të zakonshme rotavirus-it dhe norovirus-it të cilat shkaktojnë probleme gastrointestinale.

Dr. Gregory Storc i cili gjendet në krye të ekipit të këtij punimi theksoi se: "Nuk ka nevojë të dini çka kërkoni me këtë test. Mendoj se ViroCap do të jetë e dobishme në raste kur testet standarde nuk do munden të zbulojnë se çfarë lloj i virusit është dhe se çfarë e ka shkaktuar virusin".

Hulumtuesit theksuan se duan më shumë ta provojnë ViroCap-in dhe se do të kalojnë disa vite për përdorimin klinik të këtij testi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme