Propozim për martesë në koncertin e muzikës klasike

Pianisti i propozon për martesë të dashurës së tij në koncertin e muzikës klasike i cili po zhvillohet në Kapadokya.

Propozim për martesë në koncertin e muzikës klasike

Pianisti i propozon për martesë të dashurës së tij në koncertin e muzikës klasike i cili po zhvillohet në Kapadokya në një prej qendrave më të rëndësishme të turizmit në Turqi.

Në kishën Eleni në Fshatin Mustafapaşa të komunës Ürgüp në kuadër të Festivalit Muzikor ndërkombëtarë Kapadokya Kënaqësitë e 6 Klasike u mbajt koncerti i muzikës klasike me programin "Përshtypjet, Kontrastet dhe Kukullat".

Në koncert u prezantuan veprat artistike të realizuara në piano, violinë dhe klarinetë nga artistët për publikun e pranishëm.

Ne fund të koncertit të përbërë nga tre pjesë pianisti Çağdaş Özkan për të pranishmit duke theksuar se e dashuron shumë të dashurën dhe pasi ai u largua nga skena u rikthye përsëri pas veprës artistike të artistit në violinë Önder Baloğlu me një buqetë me lule. U afrua pranë të dashurës së tij Merve Pazarözyurt e cila ndodhej mes shikuesve u ul në gjunjë dhe me lule në duar i propozoi asaj për martesë.

Pazarözyurt e cila u habit për një moment nga ky veprim i muzikantit për një farë kohe nuk mundi të reagoi dhe pasi u ngrit në këmbë me duartrokitjet e publikut prezent në kishë Pazarözyurt pranoi propozimin për martesë dhe përqafoi pianistin Özkan.

Pazarözyurt, tha se ishte shumë e emocionuar dhe se e priste një propozim për martesë nga i dashuri i saj, por nuk e priste që kjo do të ndodhte në koncert.

Ndërsa pianisti Çağdaş Özkan tha se dëshironte që në koncert të kryente propozimin më të veçantë dhe shtoi: "Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Vendosa që të bashkoj jetën time me njeriun që unë dashuroj".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme