Shqipëria në kopertinën e revistës hungareze "Turizmus Panorama"

Turizmit shqiptar i është bërë jehonë nga revistës hungareze "Turizmus Panorama", ku nëpërmjet një reportazhi i përcillet publikut potenciali turistik i Shqipërisë.

Shqipëria në kopertinën e revistës hungareze "Turizmus Panorama"

Në faqen e parë të revistës "Turizmus Panorama" vijnë për lexuesit foto nga Berati dhe Gjirokastra, me këtë të Turizmus Panorama - Shqipërifundit edhe në kopertinë, ndërsa në faqen e brendshme të reportazhit, foto të Butrintit dhe nuk mungon gjithashtu një bunker i kohës së diktaturës

Shqipëria është vendosur në faqen e parë të revistës hungareze "Turizmus Panorama" për muajin gusht 2015 nëpërmjet një reportazhi të shkruar nga kryeredaktori i kësaj reviste, Szebeni Zsolt, i cili i përcjell publikut hungarez potencialet turistike shqiptare. Gjatë muajit maj, nga data 9-15, ai ishte pjesë e turit familjarizues me gazetarë të huaj të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Mediat e huaja i kanë kushtuar një rëndësi të vecantë turizmit shqiptar, që tashmë po bëhet gjithnjë e më joshës për turistët e huaj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme