Isparta lideri botëror i kultivimit të trëndafilave

Qyteti jugperendimor i Turqisë, Isparta është i njohur për kultivimin e plantacionit të trëndafilave

Isparta lideri botëror i kultivimit të trëndafilave

Qyteti jugperendimor i Turqisë, Isparta është i njohur për kultivimin e plantacionit të trëndafilave dhe me 65 përqind merr pjesë në prodhimin e përgjithshëm botëror të vajit të trandafilit (Otto), që arrihet me punë të vështirë, kilogrami i së cilës kushton 7 000 euro.

Historia e trëndafilit është po aq e vjetër sa edhe historia e njerëzimit. Ai simbolizon dashurinë, pastërtinë, përkushtimin, frymëzimin, bukurinë dhe shpirtëroren. Poetët e Greqisë së lashtë i dhanë titullin e mbretëreshës së luleve, ndërsa nga llojet e trëndafilave, me bukurinë dehëse dhe aromën e saj dallohet Rosa Damascene.

Edhe pse rritet në mbarë botën, sot ky lloj i vajrave eterike rritet me sukses vetëm në Turqi dhe Bullgari.

Ismail Efendiu në vitet e hershme të 1888, nga Lugina e mbrojtur e trandafilëve në Bullgari arriti që tinëzisht të marrë një filiz trëndafili Rosa Damascene dhe e mbolli në qytetin e tij. Dashurinë për këtë lule, efendiu e përcolli edhe tek bashkëqytetarët e tij dhe kultivimi i trëndafilit është shëndrruar në një aktivitet kryesor bujqësor me të cilin janë angazhuar më shumë se 12.000 familje, ndërsa Isparta është bërë "kryeqyteti botëror i trëndafilave".

Rosa Damascena sot shpesh quhet si trëndafili Ispartan dhe lulëzon nga fillimi deri në fund të qershorit, kur kultivuesit e vyeshëm kanë plot punë për të prodhuar këtë vaj të vlefshëm që pastaj t'ia shesin kompanitve kryesore botërore të kozmetikës, farmaceutikës dhe atyre ushqimore. Një nga kultivuesit e trandafilit në Isparta, Mustan Hosgor tha se në kohen e mbledhjes së trandafilit në plantacion vjen me familjen e tij në agim ashtu që trëndafilat të mos e humbin lëngshërinë dhe cilësinë nga dielli.

Duke theksuar se për prodhimin e një kilogrami të vajit, nevoiten katër ton trëndafila, Hosgor tha se në vitin e kaluar në qytetin e tij ishin prodhuar 1 300 kilogram të këtij vaji dhe rreth shtatë ton vaji të përpunuar me aditivë të trëndafilit.

"Këtë vit të mbledhurat shkojnë me shi të shpeshtë, por presim të ardhura të ngjashme si vitin e kaluar", tha Hosgor, i cili shton se përpunimi dhe kultivimi kërkon shum punë të vështirë dhe se kërkon një dashuri të veçantë për këtë bimë. Vaj etereik fitohet nga distilim me avull uji nga fletët e freskëta të trendafilit. Metoda e distilimit është gjithashtu specifike për shkak se pas destilimit të parë fitohet Hydrosoli, i cili pas destilimit të parë distilohet përsëri, dhe pastaj bashkohet vaji nga të dy distilimet. Vaji është me ngjyrë të verdhë të ndritur, me një aromë shumë të pasur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme