Çdo gjë për Ramazanin tani e gjeni në median sociale

Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare në Turqi përgjigjet e shumëpritura në lidhje agjërimin, zekatin, sadakanë dhe me qindra pyetje të tjera që kanë të bëjnë me muajin e Ramazanit i publikon përmes medias sociale

Çdo gjë për Ramazanin tani e gjeni në median sociale

Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare, që është edhe organi më i lartë këshillues dhe vendimmarrës i Diyanetit turk në çështjet që kanë të bëjnë me fenë, ka përditësuar platformën, ku jep përgjigje për problemet fetare.

Pak kohë më parë Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare ka hapur edhe llogari zyrtare në median sociale dhe përmes këtyre llogarive ndan me të interesuarit përgjigjet që ka dhënë për pyetje të ndryshme fetare.

Llogaritë zyrtare të Këshillit të Lartë të Çështjeve Fetare janë "facebook.com/dinisleriyk" dhe twitter.com/dinisleriyk" Përmes këtyre llogarive mund të gjeni përgjigjet në lidhje me pyetjet mbi agjërimin, ramazanin, zekatin dhe sadakanë në Ramazan etj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme