Angelina Jolie vjen përsëri në Turqi për të strehuarit sirianë

Ylli i Hollywoodit Angelina Jolie mbërriti me një avion privat në rrethin Mardin të Turqisë për të vizituar të strehuarit sirianë dhe irakianë që janë vendosur në qendrat e strehimit në këtë rajon.

Angelina Jolie vjen përsëri në Turqi për të strehuarit sirianë

Angelina Jolie, njëkohësisht edhe ambasadorja e Posaçme e Komisionerit të Lartë të Refugjatëve pranë OKB-së, (UNHCR) sëbashku me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres, i cili arriti në Turqi një ditë më parë, do të marrin pjesë në aktivitetin në Qendrën e Strehimit në Midyat të rrethit Mardin që organizohet me rastin e “20 qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve”.

Turqia që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011 kujdeset për më shumë se 1.7 milion refugjatë të ardhur nga Siria dhe Iraku. Sipas autoriteteve turke, vendi ka harxhuar më shumë se gjashtë miliardë dollarë për refugjatët, ndërsa nga komuniteti ndërkombëtar ka marrë ndihmë me vlerë rreth 300 milion dollarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme