Nënë, emër i dashur për njerëzit e të gjitha moshave

Sot në Turqi festohet dita e nënave të shtrenjta, të cilave i urojmë nga zemra festën e tyre.

Nënë, emër i dashur për njerëzit e të gjitha moshave

Padyshim që lidhja e foshnjës me nënën është e pakrahasueshme. Që në momentet e para, ka një lidhje hyjnore me nënën nga e cila merr ushqimin dhe çdo gjë që nevojitet për të ekzistuar.

Kjo lidhje vazhdon edhe pas lindjes për të mos u shkëputur deri në ndërrimin e jetës. Në këtë botë aroma e
 nënës për foshnjën dhe aroma e foshnjës për nënës është një lidhje abstrakte dashurie për dy qeniet që do të jenë të pandara shpirtërisht deri në pafundësi.

Kjo lidhje e shenjtë është një burim jete si për fëmijët ashtu edhe për nënat. 

Padyshim që njeriu që ndjejmë më pranë përgjatë gjithë jetës tonë është nëna e cila na ka sjellë në jetë. Pranë saj, dhimbjet humbin dhe shpresa gjallërohet.

Madje në Turqi ka një shprehje popullore që thotë: “Nuk ka dashuri më të madhe se ajo për nënën dhe nuk ka atdhe më të bukur se Bagdadi”.


Dashuria për nënën është aq e madhe sa themi edhe “gjuha e nënës”. Por sigurisht që nuk lëmë mënjanë as babën dhe për të shprehur lidhjen dhe dashurinë për të ne përdorim fjalën “atdhe”. 

Në turqisht ka shumë shprehje popullore që kanë të bëjnë me dashurinë për nënën dhe fëmijën. “Of oj nënë”, “vetëm nëna qan për mua” madje edhe kur qajmë përmendim emrin e saj.

Më e vështira për nënën është kur fëmijët ndahen për të shkuar ushtarë ose për të studiuar në një vend tjetër.

Shqetësimi dhe malli e brengos nënën deri ditën sa të kthehet fëmija në shtëpi. Me kthimin e fëmijës ajo harron të gjitha shqetësimet.
Deri sa fëmija i puthë duart e pastra të nënës në të dyja anët jetohet një lumturi.

Sipas fesë islame thuhet se parajsa shtrihet nën këmbët e nënës.

Duke na këshilluar që të kujdesemi dhe të respektojmë nënën na tregohet edhe çelësi i dyerve të parajsës.

Të gjitha fetë hyjnore pranojnë se njerëzit në këtë botë janë shtuar nga gruaja e parë Havva.

Ne e respektojmë atë po aq sa edhe nënat tona.

Nëna e Jezusit, Shën Maria që është e shenjtë për botën e krishtere është e shenjtë edhe për myslimanët.

Në Greqinë e lashtë, në Romë dhe madje frigët, ditën e nënës e kanë festuar në pranverë me ceremoni të ndryshme.
Kurse në vitin 1908, një amerikane e quajtur Anna Jarvis, zhvilloi një ceremoni të veçantë në emër të nënës që i vdiq dhe që nga ajo ditë, kjo erdhi duke u përhapur edhe më shumë në shoqëri. Deri në vitin 1914, ceremoni festive zhvilloheshin vetëm në Amerikë, por më pas kjo u përhap në të katërta anët e botës. Dhurata më e bukur e kësaj dite për nënat, janë vizitat e fëmijëve nëse i kanë larg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme