Pasarela e modelëve me aftësi të kufizuara

Stilisti i Lady Gaga dhe Beyonce realizon një projekt të suksesshëm social.

Pasarela e modelëve me aftësi të kufizuara

Në sfilatën e stilistit Antonio Urzi, në javën e modës në Nju-Jork, si fillim doli modeli me aftësi të kufizuara Jack Eyers.

Ai mori duartrokitje të mëdha gjatë sfilatës.

Eyers u shpreh se, duke marrë pjesë në këtë projekt, kërkon të tregojë suksesin e të gjithë personave të “veçantë”.

Stilisti Urzi, që në sfilatën e tij i dha vend edhe disa modelëve me karrige me rrota, nxorri në pasarelë edhe disa modeleve me krah protezë.

Ndër personat, që preferojnë veshjet e përgatitura nga Urzi, spikasin Lady Gaga dhe Beyonce.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme