Misteri i Trekëndëshit të Bermudës

Trekëndëshi i Bermudeve është njëri nga misteret më të njohura dhe ndodhet në territorin mes Floridës, Bermudeve dhe Porto-Rikos.

Misteri i Trekëndëshit të Bermudës

Vendi ku të gjitha kompaset pushojnë së punuari dhe ku asnjë mjet transportues nuk kalon pa ndjenjën e frikës, po shkakton shumë spekulime të teoricienëve të komploteve. Trekëndëshi i Bermudës është njëri nga misteret më të njohura. Në territorin në mes Floridës, Bermudeve dhe Portorikës, kompaset dhe instrumentet e tjera nuk punojnë, kurse anijet, aeroplanët dhe njerëzit, zhduken pa gjurmë. Të paktën kështu thuhet në rrëfimet, të cilave u besojnë shumica e banorëve të planetit tonë.

Për të gjitha ngjarjet misterioze ende nuk ka asnjë shpjegim të duhur. Deri sa disa thonë se trekëndëshi i djallit është një portë ndërmjet botëve, të tjerët besojnë se ky është vendi ku fshihen pasardhësit e atlantidëve, jashtëtokësorët, fuqitë e pista … Skeptikët thonë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe se Trekëndëshi i Bermudës me asgjë nuk dallon nga territoret e tjera në botë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme