OKB-ja hap në Stamboll Zyrën Rajonale të Gruas

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur për të themeluar në Stamboll Zyrën Rajonale të Gruas. Në këtë mënyrë Stambolli do të shndërrohet në qendër rajonale të OKB-së.

OKB-ja hap në Stamboll Zyrën Rajonale të Gruas

Sipas një komunikate me shkrim, të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me këtë zhvillim; Zyra Rajonale e OKB-së për Gruan do të kryejë punime të nivelit rajonal në fusha si barazia gjinore dhe shanset e barabarta, përforcimi i statusit të gruas në shoqëri dhe zhvillimi i të drejtave të grave.

Në deklaratën e MPJ-së turke, rikujtohet gjithashtu se në fillim të muajit janar Turqia është anëtarësuar në Këshillin Ekzekutiv të Agjencisë së OKB-së për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women), me seli në Nju-Jork.

Themelimi në Stamboll i Zyrës Rajonale të Agjencisë së OKB-së për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas për Evropën dhe Azinë Qendrore është vendosur gjatë mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të UN Women, në muajin nëntor të vitit 2012.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme