Kinë - 1 milion çifte aplikojnë për fëmijën e dytë

Ndryshimet e ligjit në Kinë, lejojnë çiftet që të kenë fëmijën e dytë, nëse njëri nga prindërit është fëmijë i vetëm.

Kinë - 1 milion çifte aplikojnë për fëmijën e dytë

Komisioni Shëndetësor dhe i Planifikimit Familjar në Kinë, njoftoi se janë rreth një milion çifte në këtë vend që kanë aplikuar për t'ju lejuar fëmija e dytë, që kur Kina filloi zbatimin e politikës në të cilën çifteve u lejohej të kenë vetëm një fëmijë.

Ndryshimet e ligjit në Kinë, lejojnë çiftet që të kenë fëmijën e dytë, nëse njëri nga prindërit është fëmijë i vetëm. Ligji së pari filloi të implementohet në provincën lindore Zhejiang në janar të 2014 dhe më pas u përhap edhe në pjesë tjera të Kinës.

Agjencia e lajmeve kineze Xinhua publikoi deklaratën e zëdhënësit të Komisionit Mao Qunan, i cili tha se numri i aplikimeve në përputhje me vlerësimet është dy milion më i ulët. Ai tha se Komisioni do të marrë masa shtesë në lidhje me mekanizmin e monitorimit të popullsisë dhe të propozojë politika të përshtatshme. "Gjithashtu me kohë ne do të bëjmë një studim të opinionit publik në lidhje me shëndetin e grave shtatzëna dhe fëmijëve", shtoi Qunan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme