SHBA – Ndahet nga jeta ish-guvernatori i Nju-Jorkut, Mario Cuomo

Mario Cuomo, guvernator i Nju-Jorkut për tre mandate nga viti 1982 deri në 1994-n, u nda nga jeta të enjten në moshën 82-vjeçare, njoftoi media amerikane.

SHBA – Ndahet nga jeta ish-guvernatori i Nju-Jorkut, Mario Cuomo

Ish-guvernatori demokrat, Mario Cuomo, që u konsiderua në atë kohë si një kandidat potencial për Shtëpinë e Bardhë dhe Gjykatën e Lartë, vdiq në të njëjtën ditë, që djali i tij i madh, Andrew Cuomo, bëri betimin për një mandat të dytë si guvernator i Nju-Jorkut.

"Ai nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht sot, por babai im ndodhet në këtë sallë. Ai është në zemrën dhe mendjen e çdo personi, që ndodhet këtu", deklaroi Andrew Cuomo.

"Frymëzimi, trashëgimia dhe eksperieca e tij janë ato, që e çuan këtë shtet aty ku ndodhet tani", theksoi ai.

I njohur për elokuencën në fjalimet e tij dhe për kundërshtimin e fortë për rivendosjen e dënimit me vdekje në Nju-Jork, Mario Cuomo fitoi famë kombëtare me një fjalim të mbajtur në vitin 1984 në Konventën Demokrate të SHBA-ve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme