Virusi Ebola, kërcënim edhe në 2015-n

Shkencëtari belg Prof.Dr. Peter Piot, që e ka zbuluar këtë virus si sëmundje që në vitin 1967, ka paralajmëruar se virusi, i cili ka shkaktuar vdekje të shumta në Guine, Liberi dhe Sierra Leone, mund të vazhdojë deri në fund të vitit 2015.

158916
Virusi Ebola, kërcënim edhe në 2015-n

Piot studimet e tij i ka plotësuar në Sierra Leone. Ai thotë se prodhimi i vaksinës kundër virusit Ebola do të kërkojë ende kohë. Shkencëtari belg ka theksuar se vendi më i prekur nga virusi është Liberia dhe ka pohuar se me rastin e shtimit të rasteve të virusit në Sierra Leone brenda disa javësh gjendja mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kishte njoftuar se nga virusi Ebola në Liberi kanë humbur jetën 3 346 persona, në Sierra Leone 2 477 dhe në Guinea 1 550 vetë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme