Gjermani – Samiti i integrimit, punësimi i të rinjve në fokus

Në plan të parë në samitin e zhvilluar nën drejtimin e Kancelares gjermane, Angela Merkel, doli tema e hapjes së rrugës për punësimin e të rinjve të emigrantëve.

Gjermani – Samiti i integrimit, punësimi i të rinjve në fokus

Në Gjermani u zhvillua samiti i shtatë i përshtatjes

Në samitin e zhvilluar në kryesinë e Kancelares gjermane, Angela Merkel, në plan të parë doli tema e hapjes së rrugës në mënyrë që të rinjtë refugjatë të gjejnë punë.

Kancelarja Angela Merkel në deklaratat që bëri pas samitit, në lidhje me profesionalizmin e hershëm, nënvizoi rëndësinë e afrimit tek të rinjtë emigrantë me anë të shërbimeve të këshillimit.

Ajo rikujtoi se krahas arsimimit për këta të rinj një përgjegjësi të madhe kanë edhe punëdhënësit.

Angela Merkel, bëri të ditur se si vend dhe shoqëri duhet të jenë të qartë ndaj emigrantëve.

Ajo shpjegoi gjithashtu se emigranët turq luajnë rolin e një ure ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, ndërsa personeli i kualifikuar që mbaron studimet në Gjermani dhe kthehet në Turqi, kontribuon në marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve.
Edhe Ministrja e Shtetit për Migracionin, Emigrantët dhe Integrimin, Ajdan Ëzouz (Aydan Özoğuz) tha se në Gjermani emigrantët përballen me diskriminim dhe ka edhe shumë punë për të bërë në lidhje me këtë çështje.

Ajo rikujtoi se Gjermania ka një shoqëri emigracioni dhe nënvizoi rëndësinë që ka ofrimi i shanseve të barabarta.

Ajo tha se në Hamburg po zbatohet një projekt i rëndësishëm në lidhje me këtë temë. Ky projekt siguron përfundimin e studimeve deri në moshën 18 vjeç.

ÖZOĞUZ tha: “Tashmë asnjë i ri nuk humb gjatë rrugës së jetës. Edhe në momentin më të vështirë, këta nxënës e studentë vizitohen nëpër shtëpi. Atyre u drejtohen pyetje përse nuk vazhdojnë arsimin dhe u ofrohet ndihmë në këtë drejtim. Këto bëhen në mënyrë që çdo i ri të jetojë i lirë dhe në mirëqenie”.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme