Nisen besimtarët e parë kosovarë për në Haxh

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar "Ademi Jashari" për në Mekë të Arabisë Saudite, për të kryer ritualin e Haxhit.

Nisen besimtarët e parë kosovarë për në Haxh

Në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar "Ademi Jashari" për në Mekë të Arabisë Saudite për të kryer Haxhin.

Së bashku me haxhinjtë ka udhëtuar edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ndërsa për t’ju uruar rrugë të mbarë, në aeroport kishin dalë familjarë, miq, përfaqësues të Këshillave të Bashkësisë Islame dhe përfaqësues të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sivjet pritet që të udhëtojnë për në Mekë 865 besimtarë nga Kosova, të cilët do ta kryejnë Haxhin.

Në komunikatën e publikuar nga BIK-u thuhet se, si çdo herë, ky institucion i ka bërë përgatitjet e duhura. Haxhinjtë kosovarë, në vendet e shenjta do të jenë të shoqëruar nga 37 udhëheqës dhe ekipi mjekësor, i cili do të kujdeset për shëndetin e tyre.

Grupet e radhës të besimtarëve që do të shkojnë për në Mekë, do të udhëtojnë sot dhe nesër, kur pritet nisja e grupit të fundit të besimtarëve nga Kosova për në Haxh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme