OBSH-ja kërkon përforcimin e parandalimit të vetëvrasjeve

Vetëvrasja mund të shmanget dhe megjithatë çdo 40 sekonda, një person vetëvritet në botë, njofton OBSH-ja që flet për një tragjedi gjerësisht të lenë pas dore.

OBSH-ja kërkon përforcimin e parandalimit të vetëvrasjeve

Më shumë se 800 mijë persona i japin fund ditëve të tyre çdo vit dhe përpjekjet për vetëvrasje janë rritur 20 herë. Thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin e saj të parë të plotë mbi këtë çështje të publikuar sot në Gjenevë.

OBSH-ja ka mbledhur të dhënat e 10 viteve kërkime mbi vetëvrasjet duke përfshirë të gjitha vendet e botës, dhe shpreson gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat që përfaqëson vetëvrasja dhe përpjekjet për vetëvrasje për shëndetin publik.

Për më tepër, OBSH-ja shpreson se parandalimi i vetëvrasjeve duhet të figurojë në prioritetet kombëtare të shëndetit publik.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme