Shqipëri - Intensifikon kontrollet në zonat turistike

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, po forcon inspektimet në tregjet e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve gjatë sezonit të verës.

82896
Shqipëri - Intensifikon kontrollet në zonat turistike

Burime nga AKU, bëjnë të ditur se, gjatë muajit Korrik e në vazhdim, kontrollet janë intensifikuar, duke u fokusuar kryesisht te zonat turistike të vendit.

Drejtori i Menaxhimit të Riskut pranë këtij institucioni, Kreshnik Totaj, thotë se , deri tani ne shkalle kombëtare, janë pezulluar 200 subjekte që tregtonin jashtë standardeve higjeno-sanitare, ndërsa 1500 subjekte tregtare janë paralajmëruar me vendosje gjobe.

Sipas tij, produktet që paraqesin rrezikshmëri më të lartë janë ato me origjinë shtazore dhe nënproduktet e qumështit. Qytetarët duhet të jenë edhe vetë të ndërgjegjshëm për sa i përket rrezikshmërisë që paraqesin produktet ushqimore. Blerja në tregje të hapura dhe të pa-licencuara duhet të shmanget, si edhe të denoncohet çdo abuzim i konstatuar në dëm të tyre.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme