Zonat e rritjes së kafesë do të përgjysmohen deri në 2050

Studiuesit thonë se rritja e temperaturave dhe ndryshimi i reshjeve do të ndikojë në kultivimin e kafesë, akazhusë dhe avokados gjatë 30 viteve të ardhshme, sipas BBC.

1769428
Zonat e rritjes së kafesë do të përgjysmohen deri në 2050

Një studim i ri ka zbuluar se pjesët e botës të përshtatshme për të kultivuar kafe, shqeme (akazhu) dhe avokado do të ndryshojnë ndjeshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.

Studiuesit thonë se rritja e temperaturave dhe ndryshimi i reshjeve do të ndikojë në kultivimin e kafesë, akazhusë dhe avokados gjatë 30 viteve të ardhshme, njoftoi BBC.

Në studim thuhet se rajonet e rëndësishme ku rritet kafeja si: në Brazil, Indonezi, Vietnam dhe Kolumbi do të pakësohen me rreth 50 për qind deri në vitin 2050.

Në skenarin e temperaturës më të ulët, thuhet se do të ketë një ulje prej 76 për qind të kultivimit në rajonet më të përshtatshme të Brazilit për kafe ndërsa kjo normë mund të arrijë në 63 për qind në Kolumbi. Në studim thuhet se disa rajone në Argjentinë, Afrikën e Jugut, Kinë dhe në Zelandën e Re do të bëhen më të përshtatshme për kultivimin e kafesë.

Në studim theksohet se sipërfaqet e përshtatshme për kultivimin e shqemes (akazhusë) mund të rriten me 17 për qind për shkak të ndryshimeve klimatike.

Zonat e përshtatshme për rritjen e avokados do të rriten me më shumë se 80 për qind në Meksikë, e cila është prodhuesi më i madh në botë i avokados ndërsa në Peru, e cila është një tjetër kultivues i rëndësishëm, rreth gjysma e zonave të përshtatshme mund të humben sipas të njëjtit model klimatik.



Lajme të ngjashme