Turqia i rriti eksportet e lajthive në 2021

Eksportet e lajthive të Turqisë u rritën me 32,9 për qind dhe arritën në 225 miliardë e 367 milionë e 700 mijë dollarë vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020.

1761362
Turqia i rriti eksportet e lajthive në 2021

Eksportet e Turqisë u rritën me 32,9 për qind dhe arritën në 225 miliardë e 367 milionë e 700 mijë dollarë vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020.

Eksportet turke të lajthive dhe produkteve u rritën me 16,6 për qind dhe arritën në 2 miliardë e 260 milionë e 700 mijë dollarë në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020.

Sektori i lajthive dhe produkteve të lajthive ka zënë pjesën prej 1 për qind të totalit të eksporteve gjatë periudhës në fjalë.

5 vendet ku sektori i lajthive dhe produkteve eksportoi më së shumti në vitin 2021 ishin përkatësisht Gjermania, Italia, Franca, Polonia dhe Holanda.

Gjatë asaj periudhe, shitjet e huaja të sektorit të lajthive dhe produkteve arritën në 536 milionë e 4 mijë dollarë në Gjermani, 497 milionë e 700 mijë dollarë në Itali, 163 milionë e 100 mijë dollarë në Francë, 106 milionë e 300 mijë dollarë në Poloni dhe 84 milionë e 100 mijë dollarë në Holandë.

Sektori i lajthive dhe produkteve ka rritur eksportet më të mëdha në Gjermani për nga sasia në vitin 2021.

Eksportet e sektorit drejt Gjermanisë u rritën me 98 milionë e 900 mijë dollarë gjatë kësaj periudhe.

Pas Gjermanisë shitjet e huaja u rritën me 92,8 milionë dollarë në Itali, 26,8 milionë dollarë në Francë, 26,5 milionë dollarë në Kinë dhe 16,3 milionë dollarë në Poloni.

Theksohet se eksporti i sektorit të lajthisë dhe produkteve në Kinë arriti në 79.5 milionë dollarë.

 


Lajme të ngjashme