BE: Turqia meriton mirënjohje për numrin e madh të refugjatëve që pret

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se Turqia, e cila është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë, meriton mirënjohje për mikpritjen dhe bujarinë e saj.

1744777
BE: Turqia meriton mirënjohje për numrin e madh të refugjatëve që pret

Anëtari i Komisionit të BE-së përgjegjës për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç u prononcua për gazetarët në Ankara, në kuadër të kontakteve të tij lidhur me Programin e Ndihmës për Integrimin Social (ESSN), i cili realizohet me fondet e BE-së.

Lenarçiç u shpreh se ata janë të vetëdijshëm për barrën që mban Turqia në lidhje me emigrantët e parregullt dhe se BE-ja është e gatshme të kontribuojë më shumë në këtë drejtim.

Duke theksuar se Turqia meriton mirënjohje për faktin se është vendi që pret numrin më të madh të refugjatëve në botë, Lenarçiç tha:

“BE e njeh mikpritjen dhe bujarinë e Turqisë dhe është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka mbështetur programin ESSN, i cili ka më shumë se 5 vjet që ofron ndihmë për refugjatët. Në kuadër të këtij programi deri më tani BE-ja është zotuar të japë 6 miliardë euro dhe është bërë e ditur se deri në vitin 2024 do të paguhen 3 miliardë euro”.



Lajme të ngjashme