Mbi 1 milion turistë të huaj vizituan Stambollin në muajin tetor

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar qytetin në 10 muajt e parë të vitit ishte 6 milionë e 982 mijë e 691.

1741553
Mbi 1 milion turistë të huaj vizituan Stambollin në muajin tetor

Stambolli gjatë muajit tetor u vizitua nga 1 milionë e 159 mijë e 771 turistë të huaj.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Rrethit të Stambollit, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar qytetin në 10 muajt e parë të vitit ishte 6 milionë e 982 mijë e 691.

Të dhënat tregojnë se 1 milion e 152 mijë e 771 persona kanë vizituar Stambollin në tetor.

Numri i turistëve është rritur me 116 për qind në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ndër të huajt që erdhën në Stamboll, iranianët zunë vendin e parë me 102 mijë e 220 turistë.

Sipas të dhënave Irani u pasua nga Rusia me 101 mijë e 21 turistë, Gjermania me 98 mijë e 251 turistë, Franca me 49 mijë e 944, Anglia me 46 mijë e 366, Iraku me 36 mijë e 742, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 34 mijë e 152 turistë, Ukraina me 33 mijë e 653, Holanda me 724 dhe Izraeli me 29mijë e 728 turistë.



Lajme të ngjashme