Erdogan: Ekonomia turke do ta mbyllë vitin me rritje dyshifrore të PBB-së

“Ne do ta vazhdojmë rrugën tonë me një strategji rritjeje të fokusuar në investim, punësim, prodhim dhe eksport”, tha të mërkurën Presidenti Erdogan në fjalën drejtuar grupit parlamentar të AK Partisë.

1741489
Erdogan: Ekonomia turke do ta mbyllë vitin me rritje dyshifrore të PBB-së

Presidenti i vendit dhe njëherësh Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua me një fjalim të mërkurën grupit parlamentar të partisë. 

“Ne kemi kapërcyer çdo situatë të vështirë ku kemi hyrë, kemi fituar çdo përpjekje dhe nuk e kemi shkëputur vendin tonë nga synimet”,- u shpreh Erdoan.

“Ne do ta vazhdojmë rrugën tonë me një strategji rritjeje të fokusuar në investim, punësim, prodhim dhe eksport”, tha presidenti në fjalën drejtuar grupit parlamentar të AK Partisë.

Rritja e Turqisë për tremujorin e tretë është shpallur 7,4 për qind. Me këtë normë rritjeje ne renditemi të parët brenda G20-s. Po shkojmë drejt mbylljes së vitit 2021 me rritje dyshifrore”,- tha udhëheqësi turk. 



Lajme të ngjashme