Turqia do të eksportojë në Kazakistan dronët “ANKA”

Kazakistani bëhet adresa e re për eksportimin e mjetit ajror pa pilot (dronit) “ANKA” të prodhuar nga kompania turke e Industrisë Aeronautike dhe Hapësinore (TUSAŞ).

1739671

Sipas informacioneve të marra, mësohet se droni “ANKA”, i cili e ka kryer me sukses detyrën në operacionet brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë, ka filluar që performancën e tij në fushën e betejës ta pasqyrojë edhe në eksport.

Pas eksportit të kryer në Tunizi, kompania TUSAŞ vazhdon nismat në gjeografi të ndryshme në lidhje me këtë çështje dhe e ka zgjeruar numrin e eksporteve në Azinë Qendrore.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes zyrtarëve të TUSAŞ dhe KAZSPECEXPORT, institucioni furnizues në emër të Ministrisë së Zhvillimit të Infrastrukturës së Industrisë së Kazakistanit, tani “ANKA” do të kryejë misione edhe në qiejt e Kazakistanit.

Në kuadër të marrëveshjes së eksportit, deri në vitin 2023 Kazakistanit do t'i dorëzohen 3 copë dronë tip “ANKA”, 2 sisteme tokësore për drejtimin e dronëve si dhe paketa e mbështetjes logjistike (dokumentacioni teknik, trajnim dhe pjesë këmbimi). ANKA do t‘i shtojë forcë Forcave Ajrore të Kazakistanit.

Lajme të ngjashme