Qeveria afgane: Kemi nevojë për ndihmën e Turqisë

Zëvendëskryeministri i qeverisë së përkohshme të talibanëve në Afganistan, Mevlevi Abdul Kebir, tha se Afganistani ka nevojë për ndihmën e Turqisë në veçanti.

1739720

Abdul Kebir e tha këtë në takimin që pati me ambasadorin e Turqisë në Kabul, Cihad Erginay.

Gjatë takimit, Abdul Kebir e bëri të qartë se dëshiron që Turqia të investojë më shumë në Afganistan.

Duke thënë se marrëdhëniet miqësore mes Afganistanit dhe Turqisë datojnë shumë vite më parë, Abdul Kebir pohoi se ata janë të kënaqur me aktivitetet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Afganistan.

Abdul Kebir shtoi se gratë tashmë kanë nisur të punojnë në shumë fusha në Afganistan dhe arsimimi i vajzave do të fillojë vitin e ardhshëm.

Ambasadori turk Erginay nga ana e tij theksoi se po ofrojnë ndihmë për familjet në nevojë dhe refugjatët në vend përmes Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe OJQ-ve dhe se këto përpjekje po vazhdojnë.

Biznesmenët turq janë të gatshëm të investojnë në Afganistan dhe disa biznesmenë do të vizitojnë Afganistanin në javët e ardhshme”, shtoi Erginay.

Lajme të ngjashme