Kroçera luksoze “Seven Seas Splendor” viziton Portin Egje të Kusadasi

Kroçera “Seven Seas Splendor”, një nga kroçerat më të mëdha dhe më luksoze në botë që lundron me flamurin e ishujve Marshall, realizoi vizitën e parë në Turqi në rrethin Kusadasi të Aydin.

1725298

Kroçera e gjatë 224 metra, e cili ka teatër, kinema, pishina të mbyllura  dhe të hapura, restorantet, qendra tregtare e sauna, erdhi në Portin Egje të Kusadasi me 362 pasagjerë, kryesisht amerikanë.

Pasagjerët që morën pjesë në turneun e kryer në qytetin antik Efes dhe të Shtëpisë së Marisë në nënprefekturën Selçuk të Izmirit bënë pazar në Kusadasi pas turneut.

Kroçera, e cila do të kryejë udhëtimin për në Stamboll nesër, do të kthehet në Portin e Kusadasit më 30 tetor pas një ndërrimi të pasagjerëve atje.

Lajme të ngjashme