Turqia denoncon shtimin e 'pajustifikuar' në listën Gri të FATF

Turqia i ka përmbushur detyrimet e saj në lidhje me rregulloret e FATF-së dhe nuk e meriton që të shtohet në listën Gri, tha Ministria e Thesarit dhe Financave në një reagim të saj.

1723444
Turqia denoncon shtimin e 'pajustifikuar' në listën Gri të FATF

Ministria e Thesarit dhe Financave e Turqisë në lidhje me përditësimin e listës Gri të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (FATF) ka bërë këtë vlerësim: “Listimi i vendit tonë në listën Gri pavarësisht punës harmonizuese që kemi bërë ka sjellë një pasojë të pajustifikuar”. 

Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar (FATF) është një organ ndërqeveritar me mandat të përcaktojë standardet ndërkombëtare në fushën e luftës kundër pastrimit të të ardhurave nga krimi, financimit të terrorizmit, financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe vlerëson nivelin e përputhshmërisë së vendeve [anëtare të FATF] me këto standarde, vijon komunikata e Ministrisë.

Duke vënë në dukje se Turqia është një nga 39 anëtarët e FATF që nga viti 1991, ministria thekson se vendi i ka marrë masat e nevojshme në kuadër të rregullimeve të bëra në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Për periudhën në vijim do të vijojnë të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm me FATF-në dhe institucionet përkatëse për të siguruar që vendi ynë të hiqet nga kjo listë e pajustifikuar brenda një kohe sa më të shkurtër”, thuhet në deklaratë.



Lajme të ngjashme