Produktet ushqimore turke u prezantuan në Kinë

Produktet ushqimore turke u prezantuan në panairin Guangdong të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit 21 (MSRE) 2021 që u organizua në Guangzhou të Kinës.

1716400
Produktet ushqimore turke u prezantuan në Kinë

Produktet ushqimore turke u prezantuan në panairin Guangdong të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit 21 (MSRE) 2021 që u organizua në Guangzhou të Kinës.

Panairi ku morën pjesë edhe Shoqatat e Eksportuesve të Egjeut me mbështetjen e Atasheut të Tregtisë në Guangzhou, u mbajt mes datave 24-26 shtator në Guangzhou të Kinës.

Në panair, ku takime dypalëshe u mbajtën me mbështetjen e Atasheut Tregtar të Turqisë në Guangzhou u tregua interes të veçantë për akuakulturë, vaj ulliri dhe fruta të thata.

Birol Celep, Nënkryetar i Shoqatave të Eksportuesve të Egjeut, tha në një deklaratë se eksportet totale në Kinë u rritën me 35 për qind dhe arritën në 2 miliardë e 512 milionë dollarë në 9 muajt e vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nga të cilat 254 milionë dollarë ishin nga produktet ushqimore.

"Rritja prej 111 për qind në eksportet tona ushqimore në krahasim me vitin e kaluar tregon qartë se sektori ushqimor turk ka filluar të korrë shpërblimet e investimeve të tij në Kinë", tha ai.

Celep deklaroi se ata do të sigurojnë një pjesëmarrje më intensive të produkteve turke në tregun kinez.

"Ne synojmë të tejkalojmë 1 miliard dollarë në eksportet e ushqimit në Kinë në 5 vitet e ardhshme", njoftoi Celep.

 


Lajme të ngjashme