Banka Qendrore turke do të nxjerrë monedhën e saj digjitale

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) është vënë në veprim për të nxjerrë lirën turke digjitale.

1706520
Banka Qendrore turke do të nxjerrë monedhën e saj digjitale

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) është vënë në veprim për të nxjerrë lirën turke digjitale.

Banka njoftoi krijimin e "Platformës së bashkëpunimit për lirën turke digjitale" me memorandumet dypalëshe të mirëkuptimit që banka ka nënshkruar me Industrinë Elektronike Ushtarake (ASELSAN), Industrinë e Elektronikës Ajrore (HAVELSAN) dhe Këshillin e Turqisë për Kërkimet Shkencore dhe Teknologjike (TÜBİTAK-BİLGEM).

Siç bën të ditur banka, rezultatet e fazës së parë të projektit “Lira Digjitale Turke” do të publikohen në vitin 2022.

Si pjesë e implementimit të fazës së parë të projektit pilot, me aktorët e teknologjisë fillimisht do të ngrihet në kuadër të Bankës Qendrore “Rrjeti i Lirës Turke Digjitale” dhe praktikat pilot do të testohen me një pjesëmarrje të ngushtë dhe në një rrjet të mbyllur. Në varësi të rezultateve që do të merren, do të kalohet në faza më të avancuara, ku do të kryhen teste pilot me një shtrirje dhe pjesëmarrje më të gjerë.



Lajme të ngjashme