Në 6 muaj Turqia eksportoi 4,73 milionë dollarë piper të kuq të grimcuar

Në 6 muajt e këtij viti Turqia ka eksportuar 4 milionë e 730 mijë dollarë piper të kuq të grimcuar ose spec djegës të grirë në 96 vende të botës.

1678271
Në 6 muaj Turqia eksportoi 4,73 milionë dollarë piper të kuq të grimcuar

Sipas informacionit të mbledhur nga të dhënat e siguruara nga Shoqatat e Eksportuesve të Anadollit Juglindor (GAIB), vitin e kaluar u eksportuan në 107 vende 7 milionë e 637 mijë dollarë spec djegës i grirë. 

Eksporti i piperit të kuq të grimcuar (specit djegës të grirë), nga 3 milionë e 236 mijë dollarë që ka qenë në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar, u rrit me 46 për qind për të njëjtën periudhë të këtij viti dhe kapi vlerën e 4 milionë e 730 mijë dollarëve.

Në tremujorin e parë në 96 vende, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Holanda, Britania e Madhe, Iraku, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBa), Franca, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Nigeria, Kuba, Paraguai, Libia, Kanadaja, Omani, Japonia, Jordania, Etiopia, Egjipti, Malta dhe Kenia, u eksportuan 1.913 tonë spec djegës të grirë.

Vendin e parë në eksportin e piperit të kuq të grimcuar e zuri Gjermania me 1 milion e 236 mijë dollarë.

Ky vend u pasua nga Holanda me 869 mijë dollarë dhe Anglia me 448 mijë dollarë.



Lajme të ngjashme