“Honda” pezullon përkohësisht prodhimin në fabrikat e saj në Japoni

Prodhuesi i automjeteve “Honda” ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht prodhimin në fabrikat e saj në Japoni për shkak të problemit në furnizimin me çipat që përdoren në sistemet e motorëve dhe frenave.

1678240
“Honda” pezullon përkohësisht prodhimin në fabrikat e saj në Japoni

Siç raporton agjencia e lajmeve “Kyodo”, prodhuesit e automjeteve vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e furnizimi me qarqe të integruara pas kërkesës në rritje të çipave për telefonat inteligjentë dhe pajisjet e rrjetit 5G.

Prandaj, “Honda” do të pezullojë prodhimin në fabrikat e saj në provincën Mie, në jugperëndim të vendit, ndërmjet datave 2-6 gusht.

Hendeku i prodhimit do të mbyllet gjatë periudhës së pushimeve në shtator.

Sipas agjencisë “Kyodo”, prodhuesi japonez në fabrikën që ka në rajonin Mie prodhon në ditë 2.000 automjete, përfshirë mini-automjetet N-Box dhe modelin “Fit” që bën pjesë në segmentin kompakt.



Lajme të ngjashme