Rusi – Rritje e madhe e kërkesës për paketat turistike në destinacionet turke

Kryetarja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), Maya Lomidze tha se pas njoftimit të qeverisë për rifillimin e fluturimeve me Turqinë kërkesa është shumë më e madhe se parashikimet për paketat turistike drejt bregdetit turk.

1661737
Rusi – Rritje e madhe e kërkesës për paketat turistike në destinacionet turke
5bd980bc0eeeb.jpg
rus turistler.jpg
rus turist.jpg

Kryetarja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), Maya Lomidze tha se pas njoftimit të qeverisë për rifillimin e fluturimeve me Turqinë kërkesa është shumë më e madhe se parashikimet për paketat turistike drejt bregdetit turk.

Në një intervistë për televizionin “Zvezda” Lomidze foli për fluksin e madh të kërkesës, me të cilën po përballen agjencitë turistike në Rusi menjëherë pas vendimit të marrë nga qeveria për rifillimin e fluturimeve me Turqinë në 22 qershor.

“Menjëherë pas njoftimit lidhur me rifillimin e fluturimeve me Turqinë, brenda gjysmë ore nga bërja e njoftimit operatorët dhe agjencitë turistike morën me qindra kërkesa nga turistët që duan të fluturojnë drejt Turqisë. Shumë rusë duan të fluturojnë në Turqi menjëherë, në 22 qershor”,- shtoi ai.

Sektori rus i turizmit pret që të ketë patjetër një gjallërim, pasi rreth gjysmë milioni turistë nuk patën mundësi të shkojnë në Turqi në muajt prill dhe maj,- tha Lomidze dhe shtoi: “Vetëm se një rritje kaq e madhe e kërkesës, rritja që është parë në aplikimet që nga e premtja në mbrëmje i ka tejkaluar pritjet e operatorëve dhe agjencive turistike.

 


Lajme të ngjashme