Turizëm - Rinisin fluturimet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy deklaroi se vendimi i Rusisë për të rifilluar fluturimet, duke filluar që nga 22 qershori është një tregues i besimit në Turqi për një turizëm të sigurt.

1661004
Turizëm - Rinisin fluturimet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy deklaroi se vendimi i Rusisë për të rifilluar fluturimet, duke filluar që nga 22 qershori është një tregues i besimit në Turqi për një turizëm të sigurt.

Ai bëri një vlerësim në “Twitter” në lidhje me këtë zhvillim.

"Rinisja e fluturimeve të Rusisë në vendin tonë duke filluar që nga 22 qershori, është një tregues i besimit në vendin tonë për sa i përket turizmit të sigurt. Shpresoj se ne do të korrim frytet e trafikut tonë diplomatik me vendet e tjera në periudhën e ardhshme, siç bëmë edhe me Rusinë", shkroi Ersoy.

Zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova në konferencën për shtyp të mbajtur dje në kryeqytetin Moskë nëpërmjet videokonferencës deklaroi se ka përfunduar vizita e delegacionit rus në Turqi për rinisjen e fluturimeve.

Duke deklaruar se autoritetet turke kanë përgatitur një udhëzues për zbatimin e masave kundër llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Kovid-19), Golikova tha: "Sipas vlerësimit të delegacionit rus, duke i kushtuar vëmendje përdorimit të maskave në Turqi, kontrollet kryhen në mënyrë të organizuar. Ekzistojnë gjithashtu maska ​​dhe materiale higjienike të nevojshme."

Duke treguar se procesi i vaksinimit për punonjësit në sektorit të turizmit në Turqi gjithashtu është kryer me sukses, Golikova tha: "Si rezultat i vlerësimeve, u vendos që të rinisnin të gjitha fluturimet për në Turqi që nga 22 qershori."

Ndërkaq Andrey Ignatiyev, Presidenti i Shoqatës Ruse të Industrisë së Turizmit, tha se rreth 7 milionë turistë rusë mund të bëjnë pushime në Turqi këtë vit.



Lajme të ngjashme