Bill dhe Melinda Gates njoftojnë divorcin pas 27 vitesh

Themeluesi i “Microsoft” miliarderi amerikan Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda Gates kanë vendosur t’i japin fund martesës 27-vjeçare.

1633545
Bill dhe Melinda Gates njoftojnë divorcin pas 27 vitesh

Themeluesi i “Microsoft” miliarderi amerikan Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda Gates kanë vendosur t’i japin fund martesës 27-vjeçare.

“Pasi menduam shumë mbi marrëdhënien tonë, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës. Gjatë këtyre 27 viteve ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ngritur një fondacion që funksionon në mbarë botën, duke ndihmuar njerëzit të kenë një jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të besojmë në këtë mision dhe do të vijojmë të punojmë bashkë për fondacionin, por kemi arritur të kuptojmë që nuk mund të rritemi më bashkë si çift në fazat e tjera të jetës. Kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, deri në ambientimin me këtë jetë të re”, ka shkruar Bill Gates në Twitter.

Bill dhe Melinda u njohën në vitin 1980. Ata kanë tre fëmijë dhe drejtojnë së bashku Fondacionin Bill&Melinda Gates

Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë me një vlerë neto prej mbi 130 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Ai ka dhuruar rreth 35,8 miliardë dollarë të aksioneve të Microsoft për fondacionin e tij.



Lajme të ngjashme